Huntelar: Do të vazhdoj të shënoj sërish
E Enjte, 25 Shkurt
Huntelar, Fiorentina - Milan
Sulmuesi i Milanit, Jan Klas Huntelar shënoi golin e parë në fitoren që kuqezinjtë morën ndaj Fiorentinës 1-2. Holandezi hyri në fushën e lojës në minutën e 74, por vetëm pas 5 minutash në fushë, mori rolin e protagonistit duke shënuar golin e barazimit. “Jam shumë i kënaqur për golin që shënova, por mbi të gjitha për pikët që mori skuadra”, tha ish-sulmuesi i Realit të Madridit. “Tani kam arritur në kuotën e 6 golave dhe dua të vazhdoj në këtë rrugë edhe gjatë ndeshejve të tjra në këtë sezon”, shtoi holandezi. Huntelar u transferua tek Milani nga Reali i Madridit për shumën e 15 milionë eurove. Gjatë karrierës së tij si profesionist, holandezi ka shënuar 181 në gola në nivel klubesh dhe në nivel ndërkombëtar.