Flamini jashtë ndeshjes ndaj Atalantës

E Enjte, 25 Shkurt
Flamini, Ac Milan
Flamini, Ac Milan
Mesfushori i Milanit Matiu Flamini nuk do të luajë në ndeshjen e fundjavës ku kuqezinjtë do të kenë përballë skuadrën e Atalantës. Flamini do të mungojë për arsye kartonësh, pasi plotësoi numrin tre të kartonave në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Flamini do të mungojë, ndërsa kishte një shans të mirë në ndeshjen e ardhshme për të luajtur si titular, pasi Gatuzo dhe Ambrosini nuk janë në kondicionin e duhur fizik.