Laveci 13 muaj pa shënuar në "San Paolo"
E Premte, 26 Shkurt
Ezekuel Laveci po kalon një jo moment shumë të mirë tek skuadra e Napolit. Sulmuesi argjentinas ka 13 muaj që nuk po shënon në ndeshjet që skuadra e tij ka luajtur brenda në shtëpi. Për herë të fundit ai ka shënuar në 31 dhjetor të vitit 2008 në barazimin 2-2 të Napolit me Udinezen. Gjithsesi Laveci ka një shans të mirë për të prishur këtë rekord aspak pozitiv në ndeshjen e fundjavës që Napoli do të luajë përballë Romës. Gjithsesi forma e Lavecit ka ndikuar pak në paraqitjet e skuadrës së tij, e cila pavarsisht shterpësisë së sulmuesit është në garë për vendin e katërt.