Skualifikimet: asnjë falje për Murinjon dhe Kambiason

E Premte, 26 Shkurt

Skualifikimet asnjë falje për Murinjon dhe Kambiason, nga apeli përfiton vetëm Muntari.

Dje, Komisioni Disiplinor, pasi ka shqyrtuar dhe pritur apelin e Interit, për skualifikimet pas ndeshjes me Samdporian, ka rikonfirmuar vendimet e marra, me të vetmin ndryshim që e ka falur me një javë Muntarin. Asnjë skonto për Hoze Murinjon, që do të qëndrojë larg stolit për tri javë. Edhe për Esteban Kambiason asnjë reduktim dënimi. Argjentinasi do të qëndrojë dy ndeshje jashtë. Në një intervistë të dhënë për "Inter Channel", Kambiaso u shpreh se ndaj tij ishin thënë gjëra të pavërteta dhe drejtues të Sampdorias kishin dëshmuar se në tunelin e "San Siro"-s, pas ndeshjes me Sampdorian, nuk kishte ndodhur asgjë. Por, Disiplinori nuk e ka falur dhe ka vazhduar me pohimin se "lojtari i Interit ka tentuar të godasë me grusht kundërshtarin". Edhe për Murinjon akuza nuk ka ndryshuar dhe është ajo e "fyerjes së gjyqtarit, gjatë dhe pas ndeshjes".