Lipi shpall listën ndaj Kamerunit, sërish jashtë Kasano
E Hënë, 1 Mars
Trajneri i kombëtares Italiane, Marçelo Lipi ka shpallur listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për miqësoren e 3 marsit ndaj skuadrës së Kamerunit. Për këtë miqësore do të mungojë Bufon, i cili është i dëmtuar, ndërsa mes emrave të grumbulluar mungon Paolo Kanavaro i Napolit, i cili është duke kaluar një formë shumë të mirë, por gjithashtu edhe Kasano, i cili nuk preferohet nga trajneri Lipi. Kjo është lista e plotë e kombëtares së Italisë për ndeshjen ndaj Kamerunit:
Portierë: Morgan De Santis (Napoli), Federiko Marketi (Kaliari), Salvatore Sirigu (Palermo).
Mbrojtës : Daniele Bonera (Milan), Leonardo Bonuçi (Bari), Fabio Cannavaro (Juventus), Matia Kasani (Palermo), Xhorxho Kielini (Juventus), Domeniko Krishito (Xhenoa), Nikola Legrotalie (Juventus).
Mesfushorë: Kristian Maxhio (Napoli), Andrea Kosu (Kaliari), Daniele De Rosi (Roma), Xhenaro Gatuzo (Milan), Klaudio Markisio (Juventus), Rikardo Montolivo (Fiorentina), Anxhelo Palombo (Sampdoria), Simone Pepe (Udineze), Andrea Pirlo (Milan).
Sulmues: Marko Borielo (Milan), Antonio Di Natale (Udineze), Xhampaolo Pacini (Sampdoria), Fabio Kualiarela (Napoli).