Ranieri ngre flamurin e bardhë: Milan dhe Inter për titull

E Hënë, 1 Mars
Barazimi i Romës në Napoli nuk i ka lënë një shijë aspak të mirë trainerit të verdhekuqve Klaudio Ranieri. Pas ndeshjes, trajneri i Romës ka qenë shumë i nervozuar me gjykimin por në njëfarë mënyre edhe është dorëzuar për fitimin e titullit. "Ky barazim na nxorri nga lufta për titull", tha Ranieri. "Tani skuadra jonë është larg fitimit të titullit, vetëm Milani mund ta rivalizojë Interin në garë për Serinë A. Është e vështirë për ne të jemi në garë për titullin kampion, pasi nuk është vetëm një skuadër që është para nesh, por janë dy, ndonëse diferenca nuk është shumë e madhe", shtoi trajneri i Romës. Gjithashtu, Ranieri kishte edhe kritika për gjyqtarin Ricoli, i cili bëri disa gabime, sipas trajnerit të Romës. "Një 11-metërsh shumë i dyshimtë i dhënë në favor të Napolit në minutën e 90, na hoqi të drejtën për të fituar këtë ndeshje. E di që të bësh gjyqtarin është shumë.