Kombetarja fiton testin miqesor ndaj Irlandes

E Mërkurë, 3 Mars

Kombetarja shqiptare ka fituar ne testin e saj miqesor ndaj Irlandes se Veriut me rezultatin 1-0. Golin e vetem per kuqezinjte e shenoi Skela, qe ekzekutoi saktesisht nje goditje denimi nga rreth 25 metra.

Gjate pjeses se pare, Shqiperia ishte me dominuese ne fushen e lojes duke kontrrolluar me shume topin dhe duke patur disa shanse te tjera per te shenuar. Ne pjesen e dyte, Irlandezo-Verioret goditen dy here shtyllen dhe paten disa mundesi te mira per te barazuar rezultatin.

Ne kete sfide ne kombetaren shqiptare u rikthye Lala, qe beri nje paraqitje mbreslenese, ndersa Beqaj nuk mundi dot te aktivizohej si pasoje e nje demtimi. Per trajnerin Kuzhe, kjo eshte fitorja e dyte ne krye te kombetares shqiptare, pas asaj ndaj Qipros 6-1, ne gushtin e kaluar.  

SHQIPËRI - IRLANDA E VERIUT 1-0

Stadiumi "Qemal Stafa", Tiranë

SHQIPËRIA: Hidi, Lila, Dallku, Vangjeli, Agolli (63’ Cana), Lala (63’ Hyka), Curri, Bulku (84’ Kapllani), Duro (74’ Bakaj), Skela (80’ Vila), Bogdani (46’ Salihi).

Trajner: Josip Kuzhe.

IRLANDA E VERIUT:

Taylor (Tuffey 71’), Little, McGivern, McCartney, Craigan, O’Connor (Corry Evans 46’), McGinn (Jonny Evans 46’), Davis, Healy (Kirk 78’), Lafferty, McCann.

Trajner: Najxhël Uorthington.

Gjyqtar: E.Pilav (Bosnje Hercegovinë)

Kartonë të verdhë: Kapllani, A.Lila / Lafferty, O’Connor