Dëmtohet Braun, Runi Ok

E Hënë, 8 Mars

Një lajm i mirë vjen për skuadrën e Milanit në prag të ndeshjes me Mançester Junaitid, ndërsa tek skuadra angleze është dëmtuar Ues Braun. Mbrojtësi i djathtë i "Djajve të Kuq" u dëmtua në ndeshjen ndaj Uolves në kampionat, gjatë fundjavës së kaluar.

Sot do të mësohet me saktësi shkalla e dëmtimit të Braun, ndërsa anglezi ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë. Gjithsesi mjekët e Junaitid thanë pas ndeshjes se Braun mund të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj, ndërsa për të mund të quhet një sezon i përfunduar. Përsa i përket Runit, i cili ka patur probleme në gju gjatë ditëve të fundit, sulmuesi është rekuperuar dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Milanit.