Aleksandre Pato do të jetë i grumbulluar për ndeshjen që Milani do të luajë ndaj Mançester Junaitid. Sulmuesi është grumbulluar në 22 lojtarët që do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa jashtë kanë mbetur Odo dhe Kaladze, por edhe braziliani Mançini, i cili nuk është i federuar për ndeshjet e Champions League, pasi ka luajtur me Interin gjatë fazës së parë.
Me grupin është bashkuar edhe Klarens Sedorf, i cili është rikuperuar, ndërsa mungoi për Milanin në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Romës. Formacioni për ndeshjen ndaj Mançesterit do të jetë i njëjtë me atë në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Romës, ndërsa i vetmi ndryshim pritet të jetë largimi i Flamini, për t'i lënë një vend si titullar Devid Bekamit.