Skolls: Duhet të shënojmë të parët për të siguruar kualifikimin.

E Hënë, 8 Mars

Përpara sfidës mes Mançester Junaitid dhe Milanit, njër prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës angleze, Pol Skolls tha se skuadra e tij duhet të bëj shumë kujdes. "Na duhet të shënojmë një gol për të siguruar kualifikimin, pasi nuk mund të hyjmë në fushë me mendimin për të qëndruar në mbrojtje", tha mesfushori i Mançesterit. "Milani është një skuadër me eksperiencë dhe në këtë ndeshje nuk ka se çfarë të humbasë", shtoi Skolls.

"Kam shumë dëshirë që të shënoj sërish në këtë ndeshje, pasi për momentin jam në kuotën e 99 golave me këtë fanellë dhe dua të shënoj golin e 100-të, madje këtë dua ta bëj në një ndeshje të rëndësishme", përfundoi Skolls.