Futboll

Futboll
atanda
  • Lexuar 1160

Atanda: S’më tremb Pejic, në Kukës vetëm për fitore

Partizani është një ndër dy skuadrat e Kategorisë Superiore që nuk kanë pësuar gol në katër ndeshjet e para të kampionatit, cka tregon se të kuqtë janë të konsoliduar në prapavijë. Një nga pikat më të forta të 15-herë kampionëve të Shqipërisë është Sodiq Atanda, që falë këmbënguljes dhe profesionalizmit që ka shfaqur në seancat stërvitore ka fituar autoritetin e liderit në mbrojtje. Sormani në fakt nuk e preferoi në pozicionin e tij natyral në kupat e Europës, por situata ka ndryshuar dhe nigeriani luan në vazhdimësi. Edhe në konferencën për shtyp para transfertës me Kukësin 23-vjecari u tregua i kudjeshshëm për të mos krijuar asnjë keqkuptim me Sormanin në lidhje me me këtë temë.

“Unë kam ardhur në Shqipëri për të luajtur futboll dhe që në fillim e kam patur të qartë se do të ketë edhe vështirësi. Duhet të punosh shumë dhe me besim në vetevete për të arritur atë që kërkon. Qëndrimi im në stol gjatë verës lidhet me ndryshimet që ndohen në stafin teknik. Sormani nuk ishte i bindur që unë të luaja në formacionin bazë, ndërsa m’u desh t’i tregoja që e meritoja një vend titullari. Futbolli i tillë është, duhet të jesh i përgtitur për cdo situatë”.  

Partizani do të ketë një transfertë të vështirë në Zeqir Ymeri me Kukësin, por Atanda me karizmën e tij këmbëngul se të  kuqtë do të jenë të kënaqur vetëm me fitoren.

“Ne do të shkojmë me besimin për ta fituar ndeshjen. Nëse ke dyshime atëherë mund  do të humbasësh. Duhet të japim maksimumin për t’u kthyer me maksimumin e pikëve. Pejic? Nuk kam frikë prej tij, përkundrazi. Ai është një sulmues që ka luajtur për disa sezone në Shqipëri dhe e njoh shumë mirë”.

Atanda nuk ka asnjë peng nga derbi me Tiranën, sepse të kuqtë, sipas tij, dhanë shpirtin në fushë, ndërsa faktin se Skënderbeu do të luajë dy ndeshje radhazi në shtëpi e shmang si argument për të justifikuar thellimin e mundshëm të diferencës në kreun e renditjes.

“Për mua nuk ka kurrëfarë rëndësie se ku luan Partizani. Si në fushën tonë ashtu edhe në transfertë ne duhet të kërkojmë gjithmonë fitoren. Ne nuk na ka mundur asnjë skuadër dhe duhet të luftojmë fort për të marrë rezultatin pozitiv në cdo fushë”. 

Shpernda artikullin

Zyrtare, Luftëtari-Laci luhet në Ballsh

Artikulli Pas »

De Biasi: Me Lihtenshtejnin e vështirë