Futboll

Futboll
14925716_1147091988721061_177453434083311562_n
  • Lexuar 253

Kukësi: Oreksi vjen duke ngrënë

Oreksi vjen duke ngrënë dhe tek Kukësi i këtij sezoni duket se nuk kanë të ngopur. Në një periudhë të shkurtër verilindorët kanë ngritur lart cdo trofe të mundshëm në të cilin kanë marë pjesë. Më 22 maj triumfuan në Kupën e Shqipërisë në finalen ndaj Lacit. Në fundin e sezonit të kaluar u ndryshua trajneri por jo zakoni. Fillimin e edicionit të ri, Kukësi i Ernest Gjokës e bëri me shumë bujë, duke triumfuar në finalen e Superkupës të luajtur ndaj Skënderbeut më 24 gusht. Trofeu në Selman Stërmasi nuk ishte i fundit, pasi në të njëjtin stadium më 28 nëntor ngriti lart dhe trofeun Pavarësia.

Kukësi pasi u mësua me vendin e dytë në kampionat por edhe me ecuritë pozitive në Europë tashmë po shijon edhe trofetë, duke synuar më të madhin, titullin kampion. Por për të bërë këtë formacioni i Gjokës duhet të rikthehet tek fitorja pas ndalesës me Tiranën. Barazimi në shtëpi me bardheblutë ka lënë shenja tek skuadra e cila është ndjerë e vjedhur. Por ritmi është shumë i lartë dhe mundësia për të harruar atë cka ndodhi vjen shpejt. Suksesi në turneun simbolik ka shtuar humorin, dhe ndaj Lacit shpresohet që ecuria në shtëpi të rikthehet ajo e mëparshmja, me fitore. Për të arritur tek suksesi final duhen kaluar të gjitha pengesat, ose më saktë në finish të arrish i pari pavarësisht ndalesave që mund të sjellë rruga e gjatë. Tek Kukësi uria vijon të jetë e madhe, pasi të gjithë trofetë e fituar nuk vlejnë sa titulli i ëndërruar.

Shpernda artikullin

Berisha do të operohet, rikthehet në 2017-tën

Artikulli Pas »

Tirana, dy dilemat e Mirel Josës