Futboll

Futboll
4229402_herol
  • Lexuar 352

Lyoni, leksion Monacos në transfertë

Skuadra e Lyonit u dha një shuplakë objektivave të Monacos për titullin kampion në kampionatin francez, pasi fitoi 1-3 në supersfidën e javës së 18 të luajtur në Principatë. Në stadiumim Luigji i dytë Ghezal shfrytëzoi një pasim të Valbuena për t’i dhënë avantazhin Lyonit.

Kartoni i kuq i marrë nga Mendy në të 39-ën ishte një tjetër goditje e rëndë për ekipin e Jardim, që pësoi një tjetër gol nga Valbuena në të 65-ën, ndërkohë që në të 56-ën Lacazzette kishte humbur një 11- metërsh.

Goli i Bakayoko ktheu shpresën e Monacos për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje, por Laccazzette tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt shëgoi golin e 1-3, që ishte edhe rezultati me të cilin u mbyll takimi.

Gjithsesi edhe pas kësaj disfate Monaco mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, 4 më pak se Nice kryesuese, ndërsa Lyoni shhkon në kuotën e 31 pikëve.

Shpernda artikullin

Fiton Lazio, Palermo cmenduri me Genoan

Artikulli Pas »

Skënderbeu, Takaj: Jemini, i korruptuar