Futboll

Futboll
jurgen_klopp
  • Lexuar 239

Kaos në Premier League, gjyqtarët nën akuzë

Gola të parregullt, kartona deri diku të pakuptimtë dhe shumë vendime të gabuara nga gjyqtarët në Angli. Një situatë aspak normale për Premier League që po zien nga zërat kritikë në drejtim të gjyqtarëve. Ishte filliisht Slaven Bilic ai që akuzoi kryesorin për njëanshmëri ndaj Manchester United, ndërsa nuk mungoi as shfryrja e Pep Guardiolës ndaj kryesorit në duelin Manchester City-Burnley. Polemika të ashpra shoqëruan edhe post ndeshjen Sunderland-Liverpool ku Jurgen Klopp i tradhëtuar nga nervat shfryu në konferencën e shtypit, duke deklaruar hapur se ishin vendimet e arbitrave që i hoqën dy pikë skuadrës së tij.

“E kam shumë të vështirë ta pranoj. Nuk pashë prekje të topit me dorë dhe si pasojë nuk ka vend për goditje dënimi. Në krahun tjetër, jam 100 % i sigurt se pati një faull ndaj Sturridge. Në rastin e penalltisë së dytë, ishte e tillë vetëm sepse gjyqtari vendosi kështu. Dua të jem i ndershëm, nuk ndihem aspak mirë. Sunderland mori një pikë për shkak të dy 11 metërshave”.

Por nëse Klopp shfryu gjatë ndaj gjyqtarëve, trajneri i Sunderland, David Moyes përfitoi nga rasti për t’i kthyer reston gjermanit që vetëm pak muaj më parë e cilësoi Sunderland ekipin më mbrojtës të Anglisë.

“Nuk mendoj se në këtë ndeshje ishim shumë të ngjeshur në mbrojtje. Mendoj se lojtarët të mbështetur edhe nga publiku arritën t’i bënin ballë Liverpoolit madje i vendosëm kundërshtarët në presion”.

Shpernda artikullin

Ajeti drejt largimit nga Torino

Artikulli Pas »

Inter, Gagliardini goditja e parë në merkato