Futboll

Futboll
1483564613395_lc_galleryimage_london_england_january_04
  • Lexuar 414

Pas 13 fitoreve, Chelsea mposhtet 2-0 nga Tottenham

Pas 13 fitoreve radhazi, Chelsea i Antonio Contes u ndal, në sfidën që ndoshta më pak do të kishte dëshiruar, ndaj Tottenhamit në derbi. Kryesuesit e Premier League nuk arritën të barazojnë rekordin e Arsenalit duke u mundur 2-0 në “ëhite Hart Lane”. Erikssen dhe Delle Ali ishin dy yjet e “gjelave”, i pari me dy asist dhe i dyti me dy gola, që rikthyen në garën për titullin ekipin vendas. Nga formacionet fillestare megjithatë pritej që Chelsea të ishte më kërkues, por loja e kujdesshme e Tottenham bëri që asnjë prej dy ekipeve të mos godiste portën deri në minutën e 47-të të pjesës së parë, kur Erikssen gjeti pasimin e duhur për Allin, që i vendosur në vendin e duhur mposhti pa shumë probleme Cortois.

Goli i disavantazhit bëri që Chelsea të niste vrullshëm pjesën e dytë, por blutë e Londrës u treguan të pasaktë përpara porte, ndërsa Tottenham në krahun tjetër gjeti sërish frymëzim te dyshja Erikssen-Alli, me këtë të fundin që shtyu sërish për në rrjetë me kokë, golin e 2-0.

Përpjekjet e Chelseat për të rihapur takimin rezultuan të kota, pasi Tottenham ruajti fitoren deri në fund duke u rikthyer jo vetëm vetë në garë për titullin por dhe duke i bërë një nder ekipeve të tjera të Premier League.

Shpernda artikullin

Nuk ka largime, Flamurtari do qendërmbrojtës

Artikulli Pas »

Etrit Berisha është gati, titullar ndaj Chievo-s