Futboll

Futboll
pedro_1pau1sgcmmrek1q8n5lnkm1png
  • Lexuar 262

FA Cup, Chelsea kalon ne raundin e 4

Chelsea siguroi një vend në raundin e 4-tërt në FA Cup pasi mundi pa shumë probleme ekipin e Ligue 1, Peterborough. Blutë e Londrës e nisën vitin me fitore përpara publikut të tyre duke bërë një paraqitje pozitive në një ndeshje që e dominuan dhe pse kundërshtarët u përpoqën të bënin lojën e tyre. Pedro ishte protagonisti absolut i sfidës, teksa në pjesën e parë gjeti këndin e portës pas një lëvizje të bukur në zonë.

Ndërkohë që ashtu sic e hapi sfidën ashtu dhe e mbylli në minutën e 75-tën me një goditje mjaft të bukur.

Ndërkohë për Chelsean kishin bërë të sigurtë kualifikimin më parë, Batshuayi në pjesën e parë dhe Willian në fillimin e së dytës. Peterbourough megjithatë mund të gëzohet me faktin se detyroi kapitenin John Terry të largohet me karton të kuq nga fusha e lojës, ndërsa shënoi dhe një gol me Nichols.

Surprizën e këtij raundi e bëri Plymouth, me skuadrën e League 2 që detyroi Liverpool të luajë një ndeshje shtesë përballë tyre, pasi barazoi 0-0 në Anfield, me The Reds që nuk mundën dot të fitonin një sfidë që mendohej lehtësisht e zgjidhshme.

Tottenham gjithashtu arriti të kalojë në raundin e katërt pasi mundi 2-0 Aston Villan, me dy gola të shënuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes me anë të Davis dhe Son Heung Min.

 

Shpernda artikullin

Fitojnë Roma e Lazio, kthimi i Berishës tri pikë për Atalantën

Artikulli Pas »

Skënderbeu barazim pa gola me Bursaspor