Futboll

Futboll
15977687_10154958244807320_3971196532675986684_n
  • Lexuar 224

NBA, Harden i pandalshëm, bie Cleveland

Charlotte Hornets kërcënon Houston Rockets por me një James Harden në formë të shkëlqyer, në Teksas nuk ka vend për surpriza. Kandidati për çmimin MVP dominoi në mbrëmjen e NBA me 40 pikë, 15 ribaunde dhe 10 asiste, duke diktuar fitoren e Houston 121-114, e nënta rresht për ekipin e raketave. Charlotte u përpoq të rikthehej në ndeshje gjatë periodës së katërt falë 21 pikëve të shënuara në koshin e teksanëve, por edhe pse pa Eric Gordon, Houston arriti të mbante larg miqtë edhe falë goditjeve të sakta të Ryan Anderson. Një fitore shumë domethënëse për Houston që rrëmben vendin e dytë të Konferencës së Perdnëimit në dëm të San Antonio Spurs. Ekipi i Mike D’Antoni numëron një fitore më shumë se rivalët nga i njëjti shtet duke u konfirmuar skuadra më në formë e NBA pasi edhe Golden State qëndron vetëm 2 fitore larg. Janë pikërisht Warriors që fitojnë me vështirësi ndaj Miami Heat 105-97. Dyshja Curry-Durant me 52 pikë në total shuajti shpresat e ekipit nga Florida, ndërsa Klay Thompson nuk zbriti në parket për shkak të gjendjes gripale. Ndeshja kishte vetëm një drejtim pasi nënkampionët morën frenat që në minutat e para, ndërsa në kampin e Miamit, Whiteside me 28 pikë personale nuk mundi të ndihmonte ekipin e tij që vazhdon të notojë në ujëra të turbullta. Humbje e papritur për Cleveland ndaj Utah. Super Hayward eklipsoi skuadrën e LeBron James duke marrë për dorë Uteh Jazz në suksesin e ndërtuar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes që u mbyll në shifrat 100-92. Një sukses thelbësor për skuadrën e trajnerit Snyder që rikthehet të buzëqeshë pas 3 humbjeve rresht dhe tashmë synon shkallët më të larta të Konferencës së Perëndimit. Në krahun tjetër, 29 pikët e James nuk mjaftuan për kampionët në fuqi ku Love dhe Irving treguan se kjo ishte një mbrëmje negative për ta. Në Lindje, Toronto riktehehet te fitorja pas suksesit 114-106 ndaj Boston Celtics. Një duel direkt për vendin e dytë të klasifikimit që foli për skuadrën kanadeze. I përhershmi DeMar DeRozan shënoi 41 pikë dhe 13 ribaunde, eklipsoi Isaiah Thomas që nuk shkoi më shumë se 27 pikë. Gabimet më të mëdha, skuadra nga Masacusets i regjistroi gjatë 5 minutave të fundit të ndeshjes ku Raptors përfituan dhe siguruan diferencën e nevojshme për ta mbyllur në favorin e tyre këtë sfidë që i siguron pozita të sigurta në vendin e dytë të Lindjes. Bie San Antonio Spurs pikërisht në shtëpi përballë Milëaukee Bucks 107-109. Edhe pse greku Giannis Antetkounmpo nuk arriti të shënonte asnjë pikë për shkak të gjendjes gripale, miqtë dominuan me linjat e dyta, Beasley e Brogdon. Fitore regjistroi edhe Washington Wizards 101-99 ndaj Chicago Bulls, Atlanta Hawks dominoi Brooklyn 117-96, Portland kaloi Los Angeles 108-87, ndërsa Sacramento triumfoi 100-94 Detroit Pistons.

Shpernda artikullin

Telushi: Titulli “kalon” edhe nga Vlora

Artikulli Pas »

Kukësi shet dyshen Pejiç-Lena në Turqi?