Futboll

Futboll
jorge sampaoli
  • Lexuar 7386

Barcelona, ja cilët janë kandidatët post-Enrique

Vendimi i Luis Enriques për t’u larguar në fund të sezonit, ka bërë që në mediat spanjolle të nisin aludimet se cili do të jetë pasuesi i teknikut asturian në stolin e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Së fundmi kanë qarkulluar shumë emra duke filluar që nga Ronald Koeman për të vazhduar me Jurgen Klopp, megjithatë asnjëri prej këtyre dy trajnerëve nuk qëndron në krye të listës së dëshirave të presidentit Josep Maria Bartomeu. Sipas asaj që raporton As, dy emra qëndrojnë mbi të tjerët aktualisht dhe bëhet fjalë për dy trajnerë që drejtojnë në Spanjë. Jorge Sampaoli, tekniku argjentinas i Sevillas pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcës, por nuk qëndron më pas as Ernesto Valverde njeriu që prej vitesh ndodhet në krye të Athletic Bilbaos.

Puna që ka bërë me Sevillan gjatë këtij sezoni ka bindur presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu se Jorge Sampaoli është trajneri ideal për të zëvendësuar spanjollin Enrique. Ish trajnerit të Kilit i pëlqen shumë të drejtojë një ditë Leo Messin ndërkohë që 5-herë fituesit i Topit të Artë në krahun tjetër i pëlqen stili i lojës që aplikon Sampaoli, që është tërheqës dhe shumë agresiv. 56-vjecari përdor 3 lloje skemash te Sevilla duke filluar nga 3-3-3-1 për të vazhduar me 4-2-3-1 dhe 4-4-2. Sampaoli është favoriti numër 1 për tu ulur në stolin e Barcës, pikërisht për shkak të raportit të mirë që ka jo vetëm me Messin por edhe Mascheranon dhe brazilianin Neymar.  Nëse nuk arrinë dot te Sampaoli drejtuesit e Barcelonës do të hidhen në sulm për Ernesto Valverden ndërkohë që më pak shanse kanë për të marrë drejtimin e Barcelonës, asisteni i Luis Enriques, Juan Carlos Unzue dhe holandezi i Evertonit, Ronald Koeman.

Shpernda artikullin

Vettel: Është ende herët për të kuptuar sa të fortë jemi

Artikulli Pas »

Kukësi-Partizani, dueli në pak metra distancë