Futboll

Futboll
roger federer_indian wells
  • Lexuar 122

Federer s’njeh kufij, triumfon edhe në “Indian Wells”

Roger Federer mposhti 2-0 me sete Stanislas Wawrinka në finalen e Indian Wells, me zviceranin që triumfoi për herë të pestë në këtë turne të rëndësishëm të tenisit, për të siguruar trofeun e 90 ATP në karrierë. Cinik në momentin e duhur dhe në fazat më të nxehta të lojës, Federer iu imponua rivalit të tij 6-4, 7-5 në një sfidë përgjithësisht të ekuilibruar. 35-vjecari e bëri diferencën me saktësinë dhe grintën e tij, duke fituar game me break pikërisht në fund të cdo seti, për t’i treguar botës se por përjeton një rini të dytë.

Wawrinka luftoi me të gjitha forcat, por ndjen keqardhje që nuk mundi të fitonte game e katërt të setit të dytë. Pas këtij suksesi, statistikat e Federer bëhen edhe më impresionuese. Janë plot 90 tituj ATP në palmaresin e tij, me një total prej 138 finale të zhvilluara. Rikthehet triumfues në Indian Wells pas dy finaleve të humbura kundër Djokovic në 2014 dhe 2015.

Nga ana tjetër Wawrinka konfirmoi se turneu kalifornian mbetet një mollë e ndaluar për të, pasi më parë kurrë nuk kishte mundur të shkonte përtej fazës cerekfinale, ndërsa në rastin e vetëm që iu dha mundësia për ta fituar trofeun, dështoi përballë një legjende si Roger Federer.

Shpernda artikullin

PSG ruan hapin e Monacos, mposht Lyonin

Artikulli Pas »

Lajme blitz nga futbolli