Futboll

Futboll
Donnarumma
  • Lexuar 397

Donnarumma: Jam milanist, dëshiroj të rinovoj me kuqezinjtë

Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë të Milani. Dy indicie sigurisht që ende nuk përbëjnë një provë, megjithatë tifozët kuqezi besojnë se 18-vjecari i portës do të jetë për një kohë të gjatë numri 1 i tyre. Pas dashurisë që shfaqi për stemën e Milanit në San Siro, ja dhe fjalët konfirmuese të vetë adoleshentit të rritur para kohe me fanellën kuqezi.

“Unë shpresoj të qëndroj, sepse jam një milanist. Për rinovimin e kontratës do të mendojë menaxheri im.”

Pikërisht këtu qëndron problemi, te menaxheri Mino Raiola, i cili kërkon të kontratë të majme për 18-vjecarin, i cili kërkohet nga klube të mëdha, vecanërisht nga Juventusi, që e konsideron pasuesin e Buffon. I grumbulluar me përfaqësuesen italiane për eliminatoren me Shqipërinë dhe miqësoren em Holandën, Donnarumma komplimetoi portierin e skuadrës kryesuese të Serisë B Spal, që është thirrur nga trajneri Ventura në vend të Marchettit të dëmtuar.

I ngacmuar për reagimin në përfundim të takimit me Juventusit, ku aludonte për favorizim të bardhezinjve nga gjyqtari, Donnarumma u shpreh se nuk kishte ndodhur asgjë dhe se ishte thjesht një cmenduri e momentin për shkak të humbjes, ndaj nuk ka se cfarë të shpjegojë.

Shpernda artikullin

Lista, 4 emra nga Superliga, mungon Gashi

Artikulli Pas »

“El Clasico” Real-Barca, më 23 Prill ora 20:45