Futboll

Futboll
el clasico_kalendari
  • Lexuar 489

“El Clasico” Real-Barca, më 23 Prill ora 20:45

“El Clasico” i fazës së dytë të Premira Division, Real Madrid – Barcelona, do të zhvillohet me 23 prill në orën 20:45. Konfirmohen në këtë mënyrë informacionet paraprake, që zbulonin se përballja mes rivalëve të përjetshëm të futbollit spanjoll për javën e 33-të të kampionatit, do të ishte e fundit e së dielës.  Kjo supersfidë ka pritshmëri të larta për faktin se rezultati i saj mund do të vendosë shumë përsa u përket objektivave të të dyja skuadrave. Los Blancos aktualisht kryesojnë me 2 pikë më shumë se Barcelona, por kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Gjithashtu skuadra e Zidane favorizohet edhe nga fakti se në këtë “El Clasico” është pritëse.

Pikët që do të luhen në “Bernabeu” mund t’i japin praktikisht titullin Realit, por nga ana tjetër mund të avantazhojnë edhe blaugranat nëse diferenca mes tyre edhe pasi Reali të luajë ndeshjen e prapambetur me Celta Vigon nuk shkon më shumë se tri pikë. Në “El Clasicon” e parë të sezonit të zhvilluar në “Camp Nou” gjithcka u mbyll në barazim 1-1, me Sergio Ramos i cili barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Shpernda artikullin

Donnarumma: Jam milanist, dëshiroj të rinovoj me kuqezinjtë

Artikulli Pas »

Nuancat “rozë” të sportit