Futboll

Futboll
9284c53d08fe21f7cec57fd1946273e5
  • Lexuar 253

Itali-Shqiëri, slloveni Vincic do të vendosë drejtësi

Do të jetë 37-vjeçari slloven, Slavko Vincic ai që do të vendosë drejtësi në sfidën eliminatore të Shqipërisë kundër Italisë në 24 Mars në “Renzo Barbera” ndërsa asistentë të tij do të jenë Tomaz Klacnik dhe Andraz Kovacic. “Bilbili” ballkanas që prej vitit 2010 me stemën e FIFA-s, është caktuar nga organi qëndror i futbollit botëror për të drejtuar sfidën e kuqezinjve.  Në karrierën e tij të deritanishme Vincic ka drejtuar edhe një ndeshje të Shqiipërisë pikërisht miqësoren që kuqezinjtë e barazuan 0-0 ndaj Maqedonisë në Prilep në 15 Nëntor të vitit 2011. Kombëtarja shqiptare nuk ka kujtime të mira nga gjyqtari slloven i cili në sfidën ndaj Maqedonisë lejoi koret raciste anti-shqiptare të tifo-grupit “Majmunët” dhe nuk mori asnjë masë për ti parandaluar ato. Në atë sfidë Shqipëria drejtohej nga ndihmësi i të ndierit Josip Kuzhe, boshnjaku Xhemal Mustedanagic aktualisht trajneri i përfaqësues shqiptare të 17-vjecarëve.

Vincic është një arbiter me shumë eksperinecë në arenën ndërkombëtare. Për herë të fundit në Europa League ai drejtoi ndeshjen Shakhtar Donetsk-Celta Vigo, sfidë që u mbyll 0-2 në favor të skuadrës spanjolle. Disa duele të tjera me shumë peshë ku slloveni ka vendosur drejtësi janë edhe Manchester City-Celtic në Chamions League, Schalke-Krasnodar apo PAOK-Fiorentina në Europa League. Në datën 6 Shtator të vitit të shkuar ai drejtoi një tjetër sfidë eliminatore të Botërorit 2018, atë mes Ishujve Faraoe dhe Hungarisë të mbyllur në shifrat 0-0.

Shpernda artikullin

Prezantohet Veronese: Nuk do të fle për Shqipërinë

Artikulli Pas »

Ventura: Tifozët shqiptarë, të shumtë edhe në Palermo