Futboll

Futboll
Italy+Training+Session+Press+Conference+VxTFYE1-sPcl
  • Lexuar 302

Ventura: Tifozët shqiptarë, të shumtë edhe në Palermo

Asgjë nuk do të mund t’i ndalë tifozët kuqezi për të mbështetur përfaqësuesen e tyre, edhe nëse ndeshja do të luhet në cepin më të largët të Italisë. Trajneri i ta kaltërve Gian Piero Ventura, në konferencën e parë për shtyp që shënon nisjen e grumbullimit për sfidën me Shqipërinë, e bëri të qartë se lumi kuqezi i tifozëve do të mbushë edhe stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

“Deri më sot nuk i kam zgjedhur unë fushat ku luan kombëtarja, nuk kam ndërhyrë kurrë në të tilla aspekte. Isha i pranishëm në stadiumin e Gjenovës, pastaj në Marsejë ku Shqipëria luajti kundër Francës. Tre të katërtat e e stadiumeve ishin mbushur me tifozë shqiptarë. Mendoj se do ta mbushin edhe stadiumin e Palermos. Është një ndeshje historike, përballemi për herë të parë me Shqipërinë. Publiku i Palermos nuk  ka zhgënjyer kurrë.”

Asnjë nënvlerësim apo shpërqendrim ndaj skuadrës së De Biasit. 69-vjecari paralajmëron se Italia e tij mund të bëjë surprizën në Russi 2018, sigurisht nëse kualifikohet.

“Kjo ndeshje me Shqipërinë na jep mundësinë që të shkojmë në Spanjë për të tentuar vendin e parë. Rezultati është shumë i rëndësishëm, por unë jamë shumë i qetë dhe e kam qartë se ëhstë një takim delikat. Kemi grumbulluar shumë të rinj, për të ndërtuar një kombëtare të fortë. Problemi më i madh është kualifikimi. Nëse arrijmë të kualifikohemi, Italia mund të bëjë surprizën e madhe.”

Ventura ndër të tjera theksoi se drejton një skuadër që kërkon t’i bëjë krenarë të gjithë italianët, ndërsa për grumbullimin e disa të rinjve, sic është portieri i tretë Meret, trajneri veteran sqaroi se po mendon edhe për të ardhmen dhe thjesht për kualifikimin e Italisë në Botëror. Lajmi i keq në ditën e parë të grumbullimit të Italisë është mbetja jashtë listës e Gabiadinit, i dëmtuar në sfidën mes Southamptonit dhe Totenhamit. Në vend të 25-vjecarit Ventura ka thirrur Petagnan e Atalantës.

Shpernda artikullin

Itali-Shqiëri, slloveni Vincic do të vendosë drejtësi

Artikulli Pas »

Batutat e De Biasit përpara Italisë