Futboll

Futboll
irina-shayk-dhe-bradley-cooper-te-fejuar-ballina_9723
  • Lexuar 1025

Nuancat roze te sportit

Iryna Shayk dhe Bredly Cooper janë prindër në fund të muajit mars. Një lajmi pabesueshëm por që u shpërnda me shpejtësinë e dritës orëve të fundit. Modelja ruse dhe aktori amerikan kanë mundur ta mbajnë të fshehtë për muaj me radhë faktin se do të sillinin në jetë një femijë, pasi 31-vjercarja ka këmbëngulur në privatësinë e saj. Madje mediat rozë nuk kanë mundur të mësojnë as seksin e femijës. Një lajm që mund të bëjë xheloz Cristiano Ronaldon, i cili për vite me radhë ka qenë i lidhur me bukuroshen e pasarelave.

 

Në cmimin e dytë të madh të vitit në Argjentinë triumfoi spanjolli Vinales, por në Pistën e Termas de Rio Hondo nuk munguan Padock Girls, që i dhanë një tjetër shkëlqim kësaj gare. Vajzat latino-amerikane treguan edhe një herë se kur bëhet fjalë për të ekspozuar bukurinë, ato mbeten në shkallën më të lartë të podiumit.Vinales pask këtij suksesi duhet të jetë ndier komod në shoqërinë e Padock Girls.

 

Victoria Vesce një nga pjesëtarët e Cheerleaders të Charlot Hornets ka vendosur të ndryshojë karrierën. Një nga vazjat më tërheqëse që përkrah skuadrën e legjendës Michael Jordan është regjistruar në fakultetin e drejtësisë, pasi ka në plan që në të ardhmen të punojë si juriste.

Ajo ishte pikë referuese e “Honey Bees”, që tashmë duhet të përzgjedhin një drejtuese të re.Victoria gjithsesi mbetet një tifozë e zjarrtë e Hornets, që në këtë sezon nuk kanë mundur të kualifikohen në fazën Play Off.

Shpernda artikullin

Dybala: Mos më krahasoni me Messin, s’jam ende i madh

Artikulli Pas »

Titulli, Partizani “Zot” i fatit të tij