Futboll

Futboll
IMG_1245-750x350
  • Lexuar 212

Partizani i përqëndruar, ritëm i plotë në stërvitje

Fillimisht Teuta dhe më pas dy ndeshje vendimtare kundër Tiranës dhe Kukësit. Partizani përgatitet për turin e forcës dhe as ulja e ndjeshme e temperaturave nuk e ka ftohur ambjentin e kuq. Trajneri Sulejman Starova dhe grupi i tij po punojnë intensivisht për të qenë gati këtë fundjavë kundër skuadrës durrsake. Teuta vjen në një moment delikat pas dy disfatave në kampionat dhe Kupë duke u rikthyer në betejën e mbijetesës, prandaj në kampin kryeqytetas e vlerësojnë maksimalisht këtë sfidë pasi një hap fals do ta komplikonte shumë situatën. Në fushën stërvitore në Pezë Helmës, skuadra iu nënshtrua ritmit të plotë dhe gjatë rifiniturës trajneri Starova kërkoi shumë përqëndrim.

Numri 1 i stolit të kuq u tregua i vëmendshëm në çdo detaj duke korrigjuar gabimet e ojtarëve të tij pasi kërkon të shikojë në fushën e lojës një skuadër të vëmendshme dhe perfekte në çdo detaj. Mungesa e vetme e kësaj seance ishte mesfushori Realdo Fili, që vazhdon të punojë i veçuar. Fokusi i trajnerit ishte faza sulmuese me Ekuban që u testua i vetëm në repartin e avancuar, i mbështetur nga katërshja e mesfushës, Torrasa, Mazrekaj, Trashi dhe Cetkovic. Përpara katërshes së mesfushës u vendos Ramadani ndërsa në mbrojtje ajo që ra në sy ishte aktivizimi i Atandës me fanellat jeshile që presupozohet të jetë skuadra titullare e kësaj fundjave. Gjithsesi, të Dielën në “Selma Stermasi” mund të ndryshojnë shumë gjëra pasi Partizani do të punojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme për të përgatitur në çdo detaj duelin e radhës.

Shpernda artikullin

Rossi: Në Texas për fitoren e parë

Artikulli Pas »

Flamurtari dërgon çështjen “Gjoka” në CAS