Futboll

Futboll
Skenderbeu shorti
  • Lexuar 738

Skënderbeu-Partizani me fat, Tirana jo

Skënderbeu, Tirana dhe Partizani mësuan rivalët e tyre europian me 3 skuadrat shqiptare që patën një fat të ndryshëm nga goglat e Nionit sa i përket skuadrave që do të gjejnë përballë, ku bardheblutë janë skuadra që kapi rivalin më të vështirë, ndërsa korcarët dhe për faktin se ishin kokë grupi do të ndeshen me St.Julia të Andorës. Korcarët që u shortuan të fundit në radhë do të gjejnë përballë një ekip pa përvojë dhe lehtësisht të përballueshëm si St.Julia i Andorës, që është renditur e 3-ta në kampionatin vendas, ka fanellë të ngjashëm me korcarët por ajo që është më e rëndësishmja eliminohet gjithmonë në raundin e parë dhe prej pesë edicionesh nuk shënon dot asnjë gol në raundet eliminatorë. Ndeshjen e parë Skënderbeu do ta luajë në shtëpi, ndërsa të dytën në transfertë. Gjithsesi vështirësia për korcarët vjen në rast kalimi të turit, pasi në raundin e dytë do të përballen me fituesin e ciftit Kairat Almaty ose Fk Atlantis të Lituanisë, me skuadrën kazake që ka eliminuar në të kaluarën si Kukësin ashtu dhe Teutën.

Partizani doli i dytë në radhë në short dhe gjeti përballë bullgarët e Botev Plovdiv, në një short që mund të konsiderohet i përballueshëm për të kuqtë e Starovës, pavarësisht se ky klub ka një të kaluar të lavdishme në arenën ndërkombëtare, teksa në vitin 1961/62 ka arritur deri në cerekfinalet e Kupës së Kupave, ndërsa në 1972 ka fituar dhe titullin ballkanik. Ndeshjen e parë Partizani do ta luajë brenda dhe atë të kthimit në transfertë më 6 korrik. Nëse kalojnë më tej të kuqtë do të ndeshen me fituesin e ciftit Beitar Jerusalem të Izraelit ose hungarezëve të Vasas.

Bardheblutë e Tiranës nuk patën një short aspak të favorshëm në raundin e parë eliminator të Europa League teksa goglat e Nionit peshkuan Maccabin e Tel Avivit për të. Skuadra izraelite, që ka shumë përvojë në kompeticionet europiane është padyshim një emër i vështirë që ka luajtur dhe në fazën e grupeve të Uefa Champions League dikur. Ndeshjen e parë skuadra e Tiranës do ta luajë në Izrael më datë 29 qershor ndërsa të kthimit më datë 6 korrik në Shqipëri. Në rast se bardheblutë arrijnë të bëjnë mrekullinë në raundin tjetër do ta kenë më të lehtë përballë SJK të Finlandës ose KR Rejkjavik të Islandës.

Shpernda artikullin

Tifozët hedhin Dollarë në portën e Donnarummës

Artikulli Pas »

Sh. Tetovës “peshkon” Dacia Chisinau