Futboll

Futboll
big-img-001-1500237507
  • Lexuar 157

Sherifi barazon me Dacian para sfidës me Kukësin

Sherifi i Tiraspolit ruan forcat për sfidën e kthimit me Kukësin në raundin e dytë të Champions League që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Kampionia në fuqi e Moldavisë barazoi 1-1 në transfertë me Dacian e Kishinievit, në javën e dytë të kampionatit të këtij vendi, në një sfidë ku të dy golat i shënuan nga futbollistët e Sherifit, por një në portën e tyre. Në minutën e 12 të këtij takimi pas ekzekutimit të një goditjeje të lirë nga vendasit, Anton në tentativë për të larguar rrezikun e devijoi topin në portën e skuadrës së tij.

Gjithsesi në fund të pjesës së parë Brezovec i Sherifit gjeti rrjetën me një goditje të saktë brenda zonës. Pas dy javëve të para Sherifi ruan kryesimin me një fitore dhe një barazim në kuotën e katër pikëve me golaverazh më të mirë se tri skuadrat që vijnë më pas.

Vlen të përmendet fakti se Dacia, e cila i mori pikë Sherifit në fushën e saj, u eliminua nga Shkëndija e Tetovës në raundin e parë të Europa League me rezultat të përgjithshëm 7-0.

Shpernda artikullin

Strakosha: S’duhet portier tjetër, jam unë titullari

Artikulli Pas »

Rakitic e Gomes, “çelësat” e Barçës për të arritur te Verratti