Futboll

Futboll
slider-roberto-bordin-quot-komanda-horosho-dvigalas-pokazala-volyu-quot
  • Lexuar 182

Bordin: E kemi analizuar Kukësin, duam fitoren edhe në Shqipëri

I zhgënjyer nga rezultati dhe me kritika për gjykimin, trajneri i Sherifit Roberto Bordin në përfundin të takimit me Dacian u shpreh se skuadra e tij meritonte fitoren.

“Jemi pak të zhgënjyer nga rezultati. Pamë që vetëm një skuadër luante futboll. U përpoqëm shumë, krijuam raste, por nuk arritëm ta shënonim golin e dytë. Edhe gjyqtarët bënë disa gabime të rënda.”

Sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet e gazetarëve nëse ndeshjen me Dacian Bordin e kishte programuar në funksion të takimit të kthimit me Kukësin në Europa League.

“Luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me skemën 4-3-3 dhe nuk e ndryshuam në asnjë moment. Brezovec për shembull, dha kontribut në të dyja fazat e lojë, në mbrojtje dhe sulm. Të gjithë lojtarët ishin në kërkim të hapësirave për të gjetur portën kundërshtare.”

Në fund trajneri italian thekson se e ka studiuar në detaje ndeshjen e parë me Kukësin dhe se ndaj kampionëve të Shqipërisë, Sherifi do të kërkojë një tjetër fitore për kalimin në fazën tjetër.

“E kemi analizuar ndeshjen e parë me skuadrën shqiptare dhe jemi munduar të lëvizim disa gjëra të vogla për të arritur qëllimin tonë. Ne do të bëjmë lojën tonë për të kaluar në raundin tjetër. Fitorja 1-0 sigurisht që është më mirë se 0-0. Më e rëndësishme është qe nuk kemi humbur dhe pësuar gol në fushën tonë. Mund të shënonim 2 apo tre gola më shumë. Të shohim se cfarë do të ndodhë. Do të udhëtojmë drejt Shqipërisë me kokën lart dhe me shpresën për të marrë rezultat pozitiv.”

Shpernda artikullin

Rakitic e Gomes, “çelësat” e Barçës për të arritur te Verratti

Artikulli Pas »

Milan nuk ndalet, Morata dhe… Renato Sanches