Futboll

Futboll
Untitled
  • Lexuar 250

Ekuban: Leeds, mundësia që s’mund ta lija të më ikte!

Caleb Ekuban ishte një nga sensacionet e Kategorisë Superiore sezonin që lamë pas. I mbërritur te të kuqtë në formë huazimi nga Chievo gjatë merkatos së verës më 2016-ën, 23 vjecari italian me origjinë ganeze, arriti të shënonte 17 gola në Superiore, duke qenë golashënuesi më i mirë i Partizanit dhe i dytë i kampionatit pas Pero Pejicit të Kukësit.

Forma e shfaqur në futbollin shqiptar e katapultoi në Angli në Championship në radhët e Leeds United, që pranoi t’i paguante Chievos 500 mijë Euro për kartonin e tij. Ekuban vijon stërvitjen me skuadrën e tij të re në Austri, nga ku foli për mundësinë që i është dhënë në futbollin anglez.

“Do të jetë një eksperiencë e re për mua. Championshipi është një kampionat i fortë, shumë më i fortë se Superliga e Shqipërisë. Për këtë jam i qartë. Mendoj se edhe futbollistët e Serisë A do ta kishin shumë të vështirë përshtatjen në Championship por unë e di që mund t’ia dal në këtë kampionat.”

Ekuban zbulon më tej se nuk kishte ndërmend të qëndronte te Cheivo dhe se nuk ishte menduar gjatë kur i kishte ardhur oferta për të luajtur te Leeds-i.

“Kam ëndërruar të luaj në Champinship dhe në Premier League që kur isha fëmijë. Kur më erdhi mundësia për t’u transferuar në Angli thashë me vete: Ky është rasti. Leeds është një klub i madh me ambicie për t’u kthyer një skuadër e madhe. Do të jem pjesë e një lige të fortë por nëse arrij të kap ritmin, nuk besoj se do të kem probleme fizike.”

Largimi i Ekubanit drejt Leedsit ndikoi drejpërdrejt në paraqitjen e Partizanit në Europa League. Pas futbollistin që formonte i vetëm repartin e avancuar të kuqtë humbën shumë peshë në fazën sulmuese, duke u mposhtur në të dyja ndeshjet me bullgarët e Botev Plovdiv, 1-3 në Tiranë dhe 1-0 në Burgas.

Shpernda artikullin

Ibrahimovic dëshiron të mbetet pjesë e Man. United

Artikulli Pas »

Gjoka “nder” Flamurtarit, sezoni nis pa penalizim