Futboll

Futboll
Inter Milan's forward Ivan Perisic from Croatia celebrates after scoring during the Italian Serie A football match Inter Milan vs Juventus on September 18, 2016 at the 'San Siro Stadium' in Milan. / AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO
  • Lexuar 280

Man. United më pranë firmës me Perisic

Një garë e forte mes klubeve te medha si Manchester City, United, Bayern Mynih dhe Paris Saint Germain po zhvillohet gjatë këtyre oreve për kroatin Ivan Perisic, gjithsesi, me afer vijes se finishit per të përfituar shërbimet e sulmuesit 28 vjecar duket se eshte pikerisht Manchester United. Sic bejne te ditur tabloide te ndryshme sportive, kontaktet mes agjentit Fali Ramadani dhe klubit nga Manchesteri janë intensifikuar gjatë 24 oreve te fundit.

Djajte e Kuq po tentojne te mbyllin marreveshjen brenda ktyre 48 oreve duke i dhuruar me ne fund Jose Mourinhos nje prej yjeve te paket te Interit, që sezonin e shkuar te Serise A shënoi 11 gola dhe dhuroi 8 asiste ne 36 aktivizime. Keshtu duke nisur nga dita e marte, cdo moment mund te jete deciziv per te zyrtarizuar akordin, e duke i dhene fund telenoveles verore te zhvilluar ne shtepine e zikalterve ku prej disa kohesh lojtari me numrin 44 ne fanelle pretendohej i ikur per shifren e 45 milione Eurove plus 5 milione bonuse te domosdshme per Interin perpara fundit te muajit, ne menyre qe te plotesoje te gjitha kriteret e Fair Play-t Financiar.

Shpernda artikullin

Gjoka “nder” Flamurtarit, sezoni nis pa penalizim

Artikulli Pas »

Federer, rinia e dytë e nje Fenomeni