Futboll

Futboll
Daniela Ospina
  • Lexuar 415

Nuancat “rozë” të sportit

James Rodriguez dhe Daniela Ospina i japin fund martesës. Çifti kolumbian është divorzuar zyrtarisht disa muaj pas krizës që përfshiu martesën e tyre. James dhe modelja kolumbiane ishin martuar që prej 6 vjetësh dhe lajmin e divorcit e bënë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale. Ata janë prindër të një vajze 4 vjeçare.

Neymar po kalon një moment të nxehtë në karrierën e tij për shkak të zërave që e lidhin me PSG, por ylli brazilian nuk e reflekton këtë në sjelljet e tij, të paktën jashtë fushës së blertë. Gjatë turneut që Barcelona po zhvillon në SHBA, ai ka gjetur rastin të takohet me këngëtaren Demi Lovato. A ka pasur diçka më shumë mes tyre? Këtë ndoshta nuk do ta mësojmë asnjëherë.

Kate Upton, Ashley Graham dhe Hannah Ferguson në një album të vetëm. Revista prestigjoze Sports Ilustrated publikon një përmbledhje me pozat më të bukura të tre modeleve amerikane. Një miksim shpërthyes në ditët më të nxehta të verës.

Shpernda artikullin

Luftëtari publikon kontratën e Milinkovic

Artikulli Pas »

Ballist Morina, Tifozët Kuq e Zi protestojnë përpara kryeministrisë