Futboll

Futboll
tirana-liria e prizrenit
  • Lexuar 180

Tirana barazon 3-3 me Lirinë e Prizrenit

Tirana dhe Liria e Prizrenit barazuan 3-3 sfidës miqësore mes tyre të luajtur në “Selman Stërmasi”, me skuadrën nga Prizreni që tregoi dhe njëherë cilësi në lojën e saj. Skuadra e Ze Marias arriti të mbyllë pjesën e parë në epërsi të një goli, me Dokën që ishte protagonisti i madh i kësaj sfide teksa shënoi në të 24-trën.

Po Doka dyfishoi shifrat për bardheblutë përpara se formacioni i Bledi Shkëmbit të kundërpërgjigjej me 3 gola, teksa shënuan me radhë, Mustafa, Korenica dhe Magani, që tregon se është përshtatur shumë mirë te bardhezinjtë nga Prizreni. Gjithsesi festa e Lirisë për golin e epërsisë nuk zgjati shumë, pasi Tirana mundi të barazojë rezultatin në minutën e 91-tën. Ky ishte barazimi i dytë 3-3 në Shqipëri për Lirinë, pas atij të marrë të hënën dhe me kampionët e Kukësit.

Shpernda artikullin

Nisje pozitive e PSV, mund AZ Alkmaar

Artikulli Pas »

Juve dhe Lazio, në ndjekje të trofeut të parë të sezonit