Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga La Liga

Reali i Madridit ka vendosur të apelojë vendimin e Ligës Spanjolle të futbollit për skualifikimin me 5 ndeshje të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez për shtyrjen ndaj arbitrit pas kartonit të kuq që mori në finalen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, u pezullua me 5 ndeshje dhe do të mungojë në takimin e kthimit ndaj blaugranave në Superkupë dhe në 4 sfidat e para të sezonit të ri të La Ligas. Megjithatë në shtëpinë e klubit merengues besojnë shumë se Ronaldos do ti ulet dënimi.

Te Barcelona janë të pavendosur për Sergi Roberton. Me afrimin në skuadër të Nelson Semedos dhe Paulinhos për spanjollin që luan si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor parashikohet të ketë më pak hapësira në formacion dhe vetë Sergi Roberto dëshiron largimin nga katalanasit. Për shërbimet e lojtarit Manchester United dhe Chelsea i kanë shpallur luftë njëra tjetër dhe janë gati t’i ofrojnë Barcelonës shumë e 40 milionë Eurove, ndërkohë 25-vjecari për faktin se nuk konsiderohet titullar nga trajneri i ri Ernesto Valverde po reflekton për të vendosur se cila mund të jetë zgjedhja më e mirë për karrierën e tij.

Mesfushori francez i Interit Geoffrey Kondogbia është dëshira e madhe e trajnerit të Valencias Marcelino Garcia Torral në këtë merkato. Futbollisti i cili nuk është paraqitur në seancat e fundit stërvitore të Interit ka prishur cdo raport me klubin zikaltër duke kërkuar largimin madje për këtë fakt pritet të marrë një gjobë të majme dhe të pezullohet për një periudhë paafat. Kondogbia po i shtyn drejtuesit e Interit për ta shituar te Valencia por për momentin, kalimi i tij në Mestalla duket i pamundur për vetë faktin se oferta e Valencias është e ulët krahasuar me kërkesat e Interit. Mes palëve ka shumë distancë, pasi zikaltërit kërkojnë 30 milionë Euro për kartonin e francezit ndërsa spanjollët ofrojnë vetëm 15 milionë Euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...