Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Premier League

Arsene Wenger konfirmon edhe njëherë tjetër qëndrimin e Alexis Sanchez te Arsenali, por ndërkohë bën gjithashtu të ditur se për momentin rinovimi i  sulmuesit kilian me Topcinjtë e Londrës mbetet në pikëpyetje. “Nuk ka asnjë të re lidhur me rinovimin e tij – deklaroi trajneri francez, por e sigurtë është që ai do të qëndrojë tek ne, edhe pse është në skandencë kontrate në verën e vitit 2018, Arsenali ka nevojë për shërbimet e Sanchez dhe pavarsisht se ekizston mundësia për ta humbur me parametër zero përpara interesave ekonomike ne vendosim ato sportive”, shtoi Arsene Wenger.

Tjetër huazim për Jese Rodriguez-in. Pasi luajti në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Las Palmasi në Spanjë, Paris Saint Germain e ka huazuar sërish sulmuesin spanjoll. Jese Rodriguez është transferuar për një sezon te Stoke City në Premier Leaugue. Lojtari pëlqehej edhe nga Fiorentina por në fund ka zgjedhur të kalojë në ishull.

West Ham nuk dëshiron të ndalet në këtë merkato. Pasi firmosi me dy lojtarë shumë të njohur si Marko Arnautovic dhe Javier Hernandez skuadra londineze kërkon të bëjë goditjen e madhe në këtë merkato. West Hami po bën gati një ofertë prej 45 milionë Eurosh për mesfushorin e Sportingut të Lisbonës, William Carvalho, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Slaven Bilic.

Gylfi Sigurddson tashmë mund të konsiderohet futbollisti më i ri Evertonit. Swansea pranoi më në fund ofertën e klubit nga Goodison Park për mesfushorin islandez, i cili realizon kështu dëshirën e tij për t’u transferuar te Evertoni. Kartoni i Sigurddson i ka kushtuar skuadrës së Ronald Koeman plot 50 milionë Euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...