Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Llapi e nis me fitore Vala Superligën

Mirlind Daku është heroi i llapjanëve në xhiron e parë. Goli i tij në minutën e 55 i siguroi fitoren Llapit në përballje me Drenicën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të Vala Superligës. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në përgjithësi loja ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që në pjesën e parë ishin në shumë të kujdesshme, duke mos bërë shumë në fazën e sulmit. Vetëm disa gjysmëraste në përgjithësi, ndërsa diferencën e bëri Mentor Zhdrella me disa përpjekje nga distanca por pa sukses, sikurse edhe Drenica që nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare. Pjesën e dytë e nis më mirë skuadra nga Skenderaj, mirëpo efikasiteti i dobët në fazën e sulmit bëri që të mos arrinin gol. Në momentin më të mirë të kuqezinjve Llapi ndëshkon, kur Mirlind Daku arrin të realizoj gol me kokë për epërsinë e llapjanëve. Pas kësaj, Drenica u vërsul përpara në kërkim të barazimit, ndërsa krijoj disa situata të rrezikshme, sidomos me gjuajtët e Taulant Dajakut nga distanca. Llapi rezistoi mjaft mirë deri në fund, duke mos pranuar gol dhe merr  tri pikët e para të një edicioni i cili pritet të jetë më i miri  ndonjëherë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...