Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mo Farah i pandalshëm, fiton sërish

Mo Farah fiton garën e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, pas suksesit në Birmingham, në garën e 3.000 metrave. Në Alexander Stadium, në mitingun e vlefshëm për Diamond League atleti i famshëm britanik triumfoi me kohën 7’38″64, duke fituar i shkëputur nga spanjolli Adel Mechaal. Nga viti i ardhshëm 34-vjecari me origjinë somaleze do t’i përkushtohet vetëm garave në rrugë, duke vijuar karrierën e tij në disiplinën e maratonës. Mohamed Farah, që pas vitit 2010 dominoi garat në 5.000 e 10.000 metra, u mbështet gjatë gjithë garës plot entuziazëm nga publiku vendas. Koha e tij ishte dukshëm poshtë rezultatit të vitit të kaluar, kur pikërisht në Alexander Stadium Farah fiksoi kohën 7’32″76, duke thyer rekordin britanik, që mbahej nga Dave Moorcroft.

Sportisti më i dekoruar në historinë e atletikës britanike bëri xhiron e nderit, nën një shi të imët, ndërsa në fund në një intervistë të dhënë Farah hodhi poshtë zërat për një ndarje të mundshme me trajnerin aktual Barry Fudge, që është kujdesur për programin e tij stërvitor, pas distancimit nga trajneri i shumëpërfolur amerikan Alberto Salazar. Specialist në garat e gjata Farah do të mbahet mend për shumë kohë për medaljet e arta në 5.000 e 10.000 metra, si në Londër ashtu edhe në Olimpiadën e Rio de Janeiro-s, ndërkaq vlejnë të përmenden gjithashtu edhe sukseset radhazi në kampionatet botërore, të zhvilluar në Daegu, Moskë, Pekin e së fundmi në Londër, ku sidoqoftë 34-vjecari e mbylli botërorin me medalje argjendi, pasi u mund për pothuajse gjysmë sekonde nga atleti etiopian Muktar Edriz.

Garën e fundit në pistë Mo Farah do ta zhvillojë në Diamond League në Mitingun “Weltklasse”, që do të mbahet të enjten e ardhshme në Stadiumin Letzigrund të Zyrihut. Përsa i përket garave të tjera të Mitingut të Birmingamit kampioni në fuqi i botës, atleti turk Ramil Guliyev fitoi në 200 metra. Atletja nga Bregu i Fildishtë Marie – Josee Ta Lou që në botëror humbi titullin në mënyrë dramatike kundrejt amerikanes Tori Boëie u mund përsëri në garën e 100 metrave, këtë herë nga sprinterja xhamajkane Elaine Thompson që e përfundoi garën me kohën 10″93. Figurën më të mirë gjithsesi e bëri Mutaz Essa Barshim, që në kërcim së larti kaloi stekën në 2,40, duke siguruar rezultatin më të mirë të sezonit, por gjithashtu 26-vjecari nga Katari përmirësoi me 2 cm edhe rekordin e mitingut, që ishte vendosur tre vjet më parë nga ukrainasi Bohdan Bondarenko.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...