Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fundjava Europiane, fitojnë ekipet e mëdha

Me Premier Leaugen, Ligue 1 dhe Eredivisien që kanë nisur më herët, fundjava që sapo lamë pas përkoi edhe fillimin La Ligas, Serie A dhe Bundesligës tre kampionate të tjera që ngritën siparin për të plotësuar kështu kuadrin e 6 ligave më të forta në Europë, të gjitha një ekzkluzivitet i Digitalb dhe Supersport. Konsiderohet me të drejtë si kampionati më i fortë në kontinentin e vjetër për vetë faktin se aty luajnë dy skuadrat që kanë bërë ligjin në Europë në 3 vitet e fundit, Reali i Madridit dhe Barcelona. Fitore të thjeshta për Los Blancos dhe katalanasit në javën e parë. Reali i Zidane pas triumfeve në Superkupën e Europës dhe atë të Spanjës, u konfirmua si skuadra e momentit në Europë teksa pa Ronaldon të skualifikuar fitoi 0-3 në transfertën e La Corunas ndaj Deportivos, falë golave të Bale, Casemiros e Kross. Në Camp Nou, Barcelona pa Neymar tashmë që u transferua te Paris Saint Germain por edhe pa Luis Suarez i dëmtuar kaloi me shifrat 2-0 Real Betis në një ndeshje ku Leo Messi goditi 3 herë shtyllën.

Zhgënjeu Atletico e Madridit që rikuperoi dy gola në minutat e fundit për të marrë një pikë në transfertën e debutuesve të Gironas. Nuk e nisi mirë as Sevilla që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Espanyolit. Në Premier League ishte sërish java e Manchester United që regjistroi fitoren e dytë rradhazi me shifrat 4-0 këtë herë në transfertën uellsiane ndaj Sëansea. Në Ëembley u ringjallën kampionët e Chelsea-it që fituan derbin londinez ndaj Tottenhamit 2-1 falë një dygolëshi të spanjollit Marcos Alonso. Zhgënjeu Arsenali që u mposht 1-0 nga Stoke City, ndërsa arriti suksesin e parë Liverpooli që në Anfield Road iu fal një finalizimi të Sadio Mane për të thyer rezistencën e Crystal Palace.

Në Itali nuk zhgënjyen skuadrat e mëdha. Fituan të gjitha me përjashtim të Lazios që barazoi në kryeqytet 0-0 ndaj debutuesve të Spal. Juventusi kalol lehtësisht 3-0 Cagliarin falë golave të sulmuesve pasi shënuan me rradhë Mandzukic-Dybala e Higuain, ndërsa Buffon priti një penallti. Bardhezinjtë konfirmuan edhe njëherë tjetër se do të jenë ata skuadra për të mundur edhe në këtë sezon. Menjëherë pas Juves ishte rradha e Napolit që pa probleme triumfoi 1-3 në transfertën e Veronës në një ndeshje ku Elseid Hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare u ndëshkua me karton të kuq. Të Dielën ishte rradha e Romës, Interit dhe Milanit. Kryqytetasit iu falën një perle të Kolarov por edhe fatit për të mposhtur Atalantën, zikaltërit e Spalletit ndërkohë zgjidhën gjithcka shumë herët ndaj Fiorentinës falë një dygolëshi të kapitenit Icardi ndërsa Perisic në pjesën e dytë vulosi rezultatin në 3-0. Me të njëjtat shifra Milani kaloi Crotonen në transfertë për tu treguar të gjithëve se kuqezinjtë do të jenë aty në këtë sezon dhe do të luftojnë për 4 vendet e para.

Në Gjermani Bayerni e nisi aty ku e kishte lënë. Ndaj Leverkusenit spikatën blerjet e reja Syle dhe Toliso të cilët e nisën me gol ndërsa Lewandowski dhe Mehmedi fiksuan rezultatin përfundimtar në 3-1. Super paraqitje edhe ajo e Dortmundit që triumfoi 0-3 në transfertën e Wolfsburgut përballë ujqërve, ndërsa Schalke 04, me trajnerin 31-vjecar Domenico Tedesco në stol mposhti 2-0, nënkampionët e Leipzigut.

Në Francë ishte fundjava e Neymar Jr, blerjes më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Braziliani shënoi 2 gola dha një asist dhe fitoi një penallti në suksesin 6-2 të parizienëve ndaj Toulouse, me golin e fundit të ndeshjes që ishte një vepër arti. Parisi kryeson me pikë të plota së bashku me Monacon që triumfoi 0-1 në transfertën e Metz falë një goli të Falcaos. Lyonit në krahun tjetër nuk i mjaftoi perla e Fekir me sulmuesin që realizoi nga mesi i fushës, pasi OL, bëri harakiri ndaj Bordeaux duke pësuar dy gola në minutat e fundit për një barazim të cmendur me shifrat 3-3.

Në Holandë fituan të mëdhatë. Kampionët e Feynoord triumfuan 0-1 në derbin e Roterdamit ndaj Excelsiorit, Psv Eidhoven e pati të thjeshtë ndaj Nac Bredas ndërsa Ajaxi regjistroi fitoren e parë pasi mundi 3-1 në shtëpi Groningen-in.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...