Futboll

Futboll
17453470_10155079729558704_2000855553_o
  • Lexuar 353

Abazaj: Te Shpresat falë Luftëtarit, Halili: Dua gol me kuqezinjtë

Kristal Abazaj dhe Grent Halili janë dy nga risitë e përfaqësues Shpresa të Shqipërisë për 2 miqësoret e muajit Mars ndaj Moldavisë. Menjëherë pas sfidës Luftëtari-Tirana e vlefshme për javën e 26-të të kategorisë Superiore, dy sulmuesit e talentuar u vendosën nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi. Nga stadiumi Besa i qytetit të Kavajës ku kuqezinjtë e vegjël zhvilluan stërvitjen e parë për dy duelet ndaj Moldavisë në datë 23 Mars në Elbasan Arena dhe 4 ditë më pas në Selman Stërmasi Abazaj dhe Halili shprehën ndjesitë e tyre të para për këtë grumbullim.

Kristal Abazaj

“Jam shumë i lumtur për grumbullimin. Është dicka e vecantë kur luan me ekipin përfaqësues Shpresa, dhe shpresoj të tregoj vlerat e mia “.

Grent Halili

 ” Nuk vij nga një moment i mirë me Tiranën por që jam shumë i gëzuar që do të jem pjesë e ekipit Shpresa për 2 ndeshjet e ardhshme”.

23 ndeshje të luajtura dhe 3 gola të realizuar janë këto statistikat e Abazajt me Luftëtarin në kampionat.  20-vjecari nga Elbasani ka qenë një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Superiore.

“Që unë jam këtu një meritë e madhe shkon për Luftëtarin sepse falë hapsirave që kam patur te skuadra gjirokastrite, jam bërë pjesë e përfaqësues së 21-vjecarëve por nëse unë jam në kombëtare falë Luftëtarit, kjo do të thotë që e kam bërë mirë detyrën time te skuadra ku luaj”.

Nga objektivat me Luftëtarin dhe përfaqësuesen Shpresa, te raporti me trajnerin serb të gjirokastritëve, Mladen Milinkovic. Abazaj mohoi zërat se sëfundmi ka patur një konflikt mes tij dhe trajnerit Milinkovic.

“Objektivi me Luftëtarin është mbijetesa. Jemi në rrugë të mbarë deri tani dhe besoj se me një tjetër 3 pikësh do tia arrimë qëllimit. Përsa i përket përfaqësues Shpresa duam të bëjmë figurë të mirë në 2 miqësoret ndaj Moldavisë në mënyrë që të përgatitemi për kualifikueset e rradhës. Nuk ka asgjë mes meje dhe trajnerit Milinkovic, ai më përgëzoi që jam pjesë e kombëtares dhe unë dua ta falenderoj sepse më ka ndimuar që arrij këtu ku jam sot. Nuk kam asnjë konflikt me trajnerin”.

Grent Halilit i ka munguar goli në ndeshjet e fundit me Tiranën. Dëshira e 18-vjecarit është të gjejë rrugën e rrjetës në sfidat e rradhës si me ekipin shpresa ashtu edhe me bardheblutë.

“Unë shpresoj por nuk e di nëse do ta arrij golin patjetër por kam bindjen se do të bëjmë mirë në këto 2 miqësore. Dua të shënoj, edhe me kombëtaren Shpresa por edhe Tiranën në ndeshjet e ardhshme. Të luash përkrah futbollsitëve që janë pjesë e Atleticos së Madridit si Keidi Bare, është dicka pozitive për mua, pasi mund të mësoj shumë më tepër nga këta lojtarë”.

Shpernda artikullin

Batutat e De Biasit përpara Italisë

Artikulli Pas »

Dita e parë e stërvitjes, kombëtarja jo e plotë