Futboll

Futboll
NYON, SWITZERLAND - DECEMBER 12: A view of the UEFA Europa League trophy and draw pots ahead of the UEFA Europa League 2016/17 Round of 32 Draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on December 12, 2016 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)
  • Lexuar 394

Ajax-Lyon e Celta-M.United, në gjysmëfinale

Short drithërues në gjysmëfinalet e Europa League. Dy përballje emocionuse dhe mbi të gjitha spektakolare për të përcaktuar dy skuadrat që do të diksutojnë trofeun e Europa League për edicionin 2016-2017, në finalen e 24 Majit në  stadiumin Friends Arena të Stockholm-it. Goglat e përzgjedhura nga ambasadori i finales, ish mbrojtësi i përfaqësues suedeze Patrik Andersson, vendosën Ajaxin e Amsterdam-it përballë Olympique Lyon dhe Celta Vigon kundër Manchester United. Djajtë e Kuq që janë favoritët kryesorë për ti shkuar deri në fund këtij kompeticioni dhe për të ngritur lart trofeun në finalen e Stockholmit, do të sfidojnë në një përballje të dyfishtë skuadrën surprizë të të këtij edicioni spanjollët e Celta Vigos, të cilët janë për herë të parë pjesë e këtij ruandi.

Ndeshja e parë gjymsëfinale mes tyre do të luhet në datën 4 Maj në stadiumin Balaidos ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Old Trafford. Për të mbrritur deri në këtë fazë United eliminoi me shumë vështirësi Anderlechtin vetëm pas kohës shtesë, ndërsa Celta nxorri jashtë një tjetër skuadër belge pikërisht Genk. Djajtë e Kuq do të provojnë ta fitojnë për herë të parë në historinë e klubit këtë trofe pikërisht me Jose Mourinhon në stol dhe ky konsiderohet viti i duhur për tia arritur qëllimit pas eliminimit që pësuan nga Liverpooli në cerekfinalet e sezonit të kaluar. Dueli tjetër gjysmëfinal është ai mes holandezëve të Ajax dhe francezëve të Lyon-it. Një sfidë mes të barabartësh edhe pse skuadra franceze shihet disi më favorite për tu kualifikuar për vetë emrat që ka në përbërje. Në të kaluarën Ajaxi dhe Lyoni janë përballë 4-herë mes tyre në Europë me harkëtarët që numërojnë 2 fitore dhe 2 barazime. Ndeshja e parë do të luhet në Amsterdam Arena në 4 Maj ndërsa ajo e kthimit në 11 Maj në Francë.

Shpernda artikullin

Marcelo: Ndaj Barcës shfrytëzojmë momentin

Artikulli Pas »

Skënderbeu nuk e njeh “frikën” e fushës në Lac