Futboll

Futboll
terbuni-bylis 4-2 estrada
  • Lexuar 670

Akuzat në Tërbuni-Bylis, Etika: Vendimi javën e ardhshme

Shtyhet për javën e ardhshme vendimi rreth akuzave për trukime në ndeshjen e Kategorisë Superiore, Tërbuni-Bylis. Konfirmimi erdhi në mënyrë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, që njoftoi se Komisioni i Etikës vendosi të shqyrtojë edhe një tjetër javë dokumentacionin në dispozicion.

 

Në mbledhjen e dytë të zhvilluar për këtë çështje, anëtarët e Etikës zhvilluan procedurat e zakonshme, në raste të ndeshjeve të evidentuara si me probleme.

 

Më pas nisi dëgjimi i dëshmive të gjyqtarëve të ndeshjes, si edhe zyrtarët e takimit nga delegati dhe për të vazhduar me vëzhguesin. Rreth problematikës që krijoi takimi i luajtur më 18 Nëntor në Pukë, u pyetën edhe kapitenët e Tërbunit dhe Bylisit.

 

Ashtu si kishte njoftuar edhe më parë, Etika do të vlerësojë edhe të gjitha dëshmitë e marra dhe javën e ardhshme, më datë 3 Dhjetor, do të japë verdiktin.

 

Në njoftimin e dhënë për shtyrjen e vendimit, argument ishte fakti se materiali kryesor, ai që në zyrat e federatës mbërriti nga UEFA, është mjaft voluminoz dhe kërkon më tepër kohë për tu shqyrtuar.

 

Sfida e javës së 11-të në Kategorinë Superiore, ndërmjet Tërbunit dhe Bylisit u fitua me rezultatin e thellë 4-2 nga ekipi vendas, ndërsa i gjithë opinioni akuzoi dy skuadrat për paracaktim të rezultatit, ku me një sjellje të turpshme golat shënoheshin pa kurrfarë sforco dhe u regjistruan episode përpara portave, të cilat kalonin edhe kufijtë e qesharakes.

Shpernda artikullin

Shqipëri-Francë për femra, “betejë” në atmosferë miqësore

Artikulli Pas »

Skënderbeu jashtë Europa League