Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Albi Alla: Kukësi më kishte munguar

Tashmë që telenovela është mbyllur me një fund të lumtur për të dyja palët, mbrojtësi Albi Alla ndihet plotësisht pjesë e kampionëve. Pasi hodhi firmën në kontratën e re për një sezon me opsion për një tjetër, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare shprehet optimist për të ardhmen, por fillimisht ai sqaron se bisedimet e frytshme me klubin tashmë duhet t’ia lënë vendin fushës së lojës.

“Tani mendoj vetëm për futbollin vetëm për kampionatin. E gjetëm gjuhën e përbashkët me klubin dhe tani shikojmë përpara”.

Eliminimi nga Champions League që në turin e parë ka lënë një shije të hidhur për Allën, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës për atë sfidë të dyfishtë me Sheriff Tiraspol.

“Nuk më erdhi mirë për eliminimin. Çunat dhanë maksimumin bënë gjithcka dhe për mua ishte vetëm cështje fati”.

Në vijim, Alla ndalet te kampionati me ndeshjen e parë që Kukësi do të luajë kundër Kamzës, duke theksuar se do të punojë me seriozitet ashtu e gjithë skuadra pasi rritja e vazhdueshme e nivelit të futbllit shqiptar, e bën të paparashikueshme çdo sfidë, qoftë edhe ndaj skuadrave që në letër mund të konsiderohen modeste. Gjithsesi ai shton se është Superkupa objektivi më i afërt për të dhe klubin që synn të fitojë një tjetër trofe.

“Shpresoj të kem shëndetin dhe ta nisim sic e mbaruam, me nje kupë. Besoj që edhe ekipi jonë është forcuar dhe tani do tia lëmë fushës. Më kishte munguar ekipi, shoket dhe atmosfera e mira”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...