Futboll

Futboll
carlo-ancelotti
  • Lexuar 291

Ancelotti: Më pak ndeshje, për të rritur cilësinë

Një nga premtimet e Gianni Infantinos para se të bëhej president i FIFA-s, ishte rritje e numrit të përfaqësueseve pjesëmarrëse në Botëror nga 32 në 48. Hipotezë të cilën e ka mbështetur edhe kur mori zyrtarisht vendin e të larguarit Sepp Blatter, por që është kundërshtuar nga zëra të ndryshëm në botën e futbollit. Një prej tyre është Carlo Ancelotti, i cili theksoi në një intervistë për mediat gjermane se interesat ekonomike kanë ndikuar në cilësinë e lojës, pasi skuadrat janë të detyruara të zbresin më shpesh në fushë.

Futbolli, sipas trajnerit të Bayernit të Mynihut rrezikon të mbysë veten, sepse po shtrydhet në limit. Italiani zugjeron se duhet të zhvillohen më pak ndeshje për të rritur cilësinë. Ancelotti ndër të tjera, bëri edhe një bilanc të muajve të tij të parë në krye të kampionëve të Bundesligës. Sipas tij, shumë persona ngatërrojnë marrëdhëniet e mirë me të tjerët me fleksibilitetin e tepruar në sjellje. Mirëpo nuk është kështu, – vijon më tej Ancelotti, unë i respektoj shumë rregullat, por jo në mënyrë obsesive.

57-vjecarit i ka bërë shumë përshtypje në bavari fakti që të gjithë janë të bashkuar rreth Bayernit. Kjo u dallua qartë në rizgjedhjen e Uli Hensit president, ku mbështetja e tifozëve ndaj drejtuesve ishte maksimale, ndryshe nga ajo që ndodh tek Realii Madridit, ku pakënaqësite e tifozëve ndaj presidencës janë të zakonshme.

Shpernda artikullin

Aleix Vidal drejt largimit nga Barcelona

Artikulli Pas »

Tifozët ndihmojnë skuadrën, pastrojnë stadiumin