Futboll

Futboll
2102342_heroa
  • Lexuar 213

Ancelotti: Paratë e kinezëve, jo shqetësim për Europën

Prej disa sezonesh kanë qenë të shumtë yjet e futbollit europian të cilët janë transferuar në Kinë të joshur nga ofertat stratosferike të klubeve të këtij vendi. Oscar, John Obi Mikel dhe Carlos Teves janë emrat më të fundit që kanë vedosur ta vijojnë karrierën e tyre në Lindjen e largët, madje argjentinasi pas firmës me Shangai Shenhua u bë lojtari më i paguar në planet, duke lënë pas edhe Cristiano Ronalon e Lionel Messin. Mirëpo paratë që po shpenzohen për të transferuar lojtarët më cilësorë qarkullim  në futbollin kinez nuk i bëjnë përshtypje trajnerit të Bayernit të Mynihut Carlo Ancelotti. Sipas italianit, klubet europiane nuk kanë pesë të shqetësohen aspak nga ky fenomen, pasi paratë kurrë nuk do të jenë motivi kryesor në vendimin e një futbollisti për të ndryshuar skuadër apo kampionat.

“Po është e vërtetë që janë disa futbollistë të rëndësishëm që janë transferuar në Kinë gjatë këtij muaji, megjithatë klubet europiane për momentin duhet të ndihen të sigurta. Kampionatet më të forta dhe më të bukura janë akoma në Europë, pra edhe futbolli më i bukur  luhet në Europë. Lojtarët nuk luajnë vetëm për para, por edhe për të qenë më të mirët dhe të jenë pjesë e ndeshjeve më të bukura në botë.”  

Në fakt tregu kinez i futbolli është bërë shqetësuar për futbollin europian edhe për faktin që në vendin aziatik janë transferuar emra të rëndësishëm të trajningut, si Lippi, Villas Boas apo Scolari. Cmenduritë kinezë kanë shkuar deri aty që t’u kërkojnë edhe gjyqtarëve më të mirë në qarkullim, si anglezit Clatenburg, që të vënë dejtësi në kampionatin e këtij vendi.

Shpernda artikullin

Cristiano Ronaldo “shuplakë” kritikëve

Artikulli Pas »

Braziliani Cale bashkohet me Kukësin