Futboll

Futboll
794572_1
  • Lexuar 317

Nuk ishte terrorizem, arrestohet atentatori i Borussias

Është arrestuar nga një repart elite i policisë gjermane në zonën e Tubinga, një qytet në jugperëndim të vendit, në Landin e Baden-Werttemberg, autori i dyshuar i sulmit me eksploziv të 11 prillit kundër autobuzit të Borusias së Dortmundit, para ndeshjes së Champions League kundër Monaco. Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria Federale që saktësoi për habinë e të gjithëve se nuk bëhet fjalë për terrorizëm, por një sulm për motive ekonomike.

“I arrestuari është një qytetar ruso-gjerman i moshës 28-vjecare, Sergej”, theksoi prokuroria nëpërmjet një komunikate në të cilën shtohet se i dyshuari spekulonte mbi rënien e cmimit të aksioneve në Bursë të Borusias së Dortmundit dhe donte të pasurohej duke sulmuar klubin.

Sic raporton “Bild”, Sergey kishte blerë një paketë prej 15 mijë aksionesgh të klubit për një vlerë prej 78 mijë eurosh me skadencë në 17 qershor 2017. Nëse aksionet e Borusias do të binin, do të kishte një përfititim që shkon deri në 3.9 milionë eurosh. Njeriu i arrestuar kishte përfunduar në shënjestrën e hetuesve pak para Pashkëve, dhe tani akuzohet për tentativë për vrasje dhe dëme të rënda, me policinë që tani është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të cilët kanë ndihmuar 28 vjecarin për të transportuar eksplozivin deri në vendin e shpërthimit.

Personi në fjalë kishte fjetur në hotelin e Dortmundit në një dhomë me dritare me pamje nga vendi i atentatit, (një kërkesë precize e tij kjo) dhe kishtë rënë në sy të punonjësve të hotelit pasi ishte i vetmi klient që nuk ishte shfaqur i emocionuar nga shpërthimi, përkundrazi kishte shkuar në restorantin e hotelit për të kërkuar një biftekVec të tjerash kishte kryer operacionin financiar që e gozhdoi duke përdorur ëi-fine e hotelit duke lënë kështu dhe identitetin dixhital, që në gjuhën teknike quhet IP.

Shpernda artikullin

Ndahet nga jeta trajneri Ugo Ehiogu

Artikulli Pas »

Derbi i Madridit në gjysmëfinale, Juve luan me Monaco