Kupa e Konfederatave, inaugurohet stadiumi i fundit

Përditësuar: 21 Maj, 2013

Kupa e Konfederatave, inaugurohet stadiumi i fundit

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff inauguroi stadiumin e 6 dhe të fundit “Arena Pernambuco”, i cili do të presë ndeshje të Kupës së Konfederatave më 15-30 Qershor. Rousseff zbriti në tapetin e gjelbër nga ku gjuajti dhe një 11-metërsh, në portë ishte ministri i sporteve Aldo Rebelo, i cili e la presidenten të shënonte. Stadiumi “Arena Pernambuco” ka një kapacitet prej rreth 44 mijë spektatorësh. Më 19 Qershor ky impiant do të presë ndeshjen mes Italisë dhe Japonisë.