Nga emrat e listës bie në sy mungesa e Samir Ujkanit, I cili ka hequr dorë nga kombëtarja shqiptare për të përfaqësuar Kosovën

Taulant Xhaka është risia e kombëtares shqiptare për miqësoren me Maltën, që do të zhvillohet më 5 mars në Niko Dovana. Mbrojtësi 22-vjecar, I cili është vëllai i Granit Xhakës, mesfushorit të Mynshengladbahut, që përfaqëson Zvicrën, është përfshirë në listën e të grumbulluarve për sfidës e radhës, në kuadër të përgatitijeve për eliminatoret e Euro 2016. Tekniku italian ka preferuar të grumbullojë 19 futbollistë për këtë miqësore, por vetëm Xhaka është një emër I ri që e vesh për herë të parë fanellën kuqezi.

Nga emrat e listës bie në sy mungesa e Samir Ujkanit, I cili ka hequr dorë nga kombëtarja shqiptare për të përfaqësuar Kosovën, ndërsa janë rikthyer Jahmir Hyka, Ledian Memushaj dhe Edmond Kapllani.

De Biazi ka preferuar vetëm dy portierë për Maltën, Etrit Berishën dhe Orges Shehin, ndërsa për repartin e pasmë përvec Xhakës ka ftuar Ansi Agollin, Lorik Canën, Emir Lenjanin, Andi Lilën dhe Mërgym Mavrajn. Në mesfushë spikatin Jahmir Hyka, Amir Abrashi, Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Emiliano Vila, Alban Meha, Odise Roshi, dhe Valdet Rama, ndërsa për sulmin, ku mungojnë emra të rëndë si Salihi dhe Cani, janë thirrur Armando Sadiku dhe Edmond Kapllani. Duhet qartë që De Biazi u beson lojtarëve që po aktivizohen rregulisht me skuadrat respektive, për t;u paraqitur me një formacion aggressiv ndaj Maltës, edhe pse është ende herët për të thënë se ky është grupi ku do të bazohet Shqipëria për fushatën e ardhshme eliminatore. Deri në muajion shtator, kur nisin edhe eliminatoret e europianit, prite të ketë ndryshime të tjera, në varësi të formës që do të shfaqin futbollistë të vecantë.