Roland Garros, Nadal-Ferrer në gjysmëfinale

Olsi Karagjozi

Përditësuar: 6 Qershor, 2012

Roland Garros, Nadal-Ferrer në gjysmëfinale

Rafael Nadal shtroi rrugën drejt gjysmëfinales së Roland Garros, pas një takimi të qetë dhe pa shumë “dhimbje koke” ndaj Nicolas Almagro.

Raketa numër 2 në planet, respektoi çdo parashikim, duke e kaluar kundërshtarin në tre sete 7-6, 6-2, 6-3. Në gjysmëfinale, Nadal gjen bashkëkombasin David Ferrer, i cili hasi vështirësi më të mëdha ndaj numrit 4 të botës, Andy Murray.

Takimi mes spanjollit dhe britanikut dhuroi spektakël që në fillim. 6-4 përfundoi seti i parë për iberikun, por Murray barazoi llogaritë në setin e radhës 7-6. Dy setet në vazhdim Ferrer u tregua më bindës, 6-3, 6-2, duke mbyllur historinë e kësaj përballje.