Pelusso, trajneri i ri i Paraguajit

Andi Deçka

Përditësuar: 10 Korrik, 2012

Pelusso, trajneri i ri i Paraguajit

Cështjen e trajnerit e zgjidh kombëtarja e Paraguajit. Federata e këtij vendi emëroi në krye të përfaqësueses, uruguajanin Gerardo Peluso, ish trajner i Olimpias në kampionatin vendas. 58 vjecari zëvendëson në këtë rol, Francisko Arsen që u shkarkua nga detyra më 11 qershor si pasojë e rezultateve negative në eliminatoret e Botërorit, Brazil 2014.

Për momentin kombëtarja guarani, finaliste në edicionin e fundit të Kupës së Amerikës, renditet në vendin e parafundit në grupin amerikano jugor me vetëm katër pikë.