
Reali i Madrid dëshiron me cdo kusht Luca Modric, të njëtën gjë do edhe talenti kroat që ka filluar të përdor edhe linjën e egër me skuadrën e tij vetëm për ti plotësuar këtë dëshirë. Mesfushori 26 vjecar ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën e tij Tottenham që ka nisur turin e saj në Shtetet e bashkuara dhe ka qëndruar në Londër me shpresën së transferimi i tij në Madrid të realizohet.
Mungesa e tij në aeroport ka bërë që të fillojnë menjëherë diskutimet dhe është kthyer në argumentin e ditës edhe ndërmjet shokëve të tij të skuadrës. Tashmë kroati e bëri lëvizjen e tij dhe topi kalon në fushën e madrilenëve që duhet të gjejnë marrëveshjen me presidentin e “Spurs” që kërkon 45 milion euro ndaj 30 milionëve që Florentino Perez ka prezantuar në kërkesën e parë. Por sinjale të njëjta pozitive në shtëpinë e madrilenëve kanë ardhur edhe nga braziliani Maicon që ka refuzuar një oferta nga Anzhi pasi pret dëshiron të veshë bluzën e bardhë.
I vetmi problem qëndron tek presidenti Perez që nuk është shumë dakort të përforëcojë skuadrën me një mbrojtës 31 vjecar. Ndërsa e reja e fundit tek Reali i Madridit vjen nga blindimi që klubi i ka bërë talentit 19-vjecar Jese që shkëlqeu në Evropianin e U-19 ku u shpall edhe futbollisti më i mirë i turneut. Cmimi i vënë nga madrilenët për prishjen e kontratës është 40 milion euro.