
Philipp Lahm është optimist mbi shanset për lavdi të Bajernit të Mynihut në sezonin 2012-2013 pas shtimit të rradhëve të skuadrës bavareze me disa blerje të reja. Futbollisti I kombëtares gjermane e ndien se me perforcimet e reja gjërat do të shkojnë mirë për Bajernin.
Philipp Lahm
“Mbërritja e futbollistëve si Claudio Pizarro dhe blerjet e tjera na japin opsionin e përdorimit të dy formacioneve të ndryshme. E njoh Pizarron që nga e kaluara dhe e di mirë se si mund të luajë si qendërsulmues. Ai dhe Mario Mandzukic janë që të dy shumë të mirë në lojën në ajër”.
Por kapiteni i bavarezëve është optimist jo vetëm për futbollistët e rinj në repartin sulmues.
“Tani kemi shumë opsione, duke përfshirë këtu dhe Xherdan Shaqirin. Pas Danto do të ofrojë më shumë konkurrence, Ëeiser mund të luajë kudo, ndërsa kemi dhe Tom Starken si mbështetje në portë. Në letër gjithshka duket mirë por të gjithë duhet të tregojnë vlerat e tyre në fshë, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për lojtarët e rinj, por dhe p[ë rata që ishin titullarë në sezonin e kaluar”.
Fushata e Bajernit të Mynihut në Bundesligë nis në 25 gusht me ndeshjen kundër Greuther Furth.